Po lufton me vde.kjen, kush eshte miku i ngushtë i Ramës qe po kërkon gjak për të mbijetuar

Arben Bajo, skulptori i njohur që po lufton me Covid-19 në spital është miku i ngushtë i kryeministrit Edi Rama. Bajo është autori i të gjitha skulpturave që mban kryeministri Rama dhe të dy njihen si ‘miq për kokë’.

Arben Bajo ka lindur në vitin 1967 në Gjirokaster, ka kryer liceun në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ai ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Arben Bajo është realizuesi i shtatores së At Zef Pellumbit që ndodhet në Shëngjin, punim të cilin e ka bërë bashkë me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregori. Bajo ka realizuar edhe skulpturën e Asim Zenelit, Vaçe Zelës në Lushnje, etj.

Gjatë gjithë krijmtarisë së tij Arben Bajo njihet si skulptor figurtiv, por me një këndvështrim bashkëkohor. Ai numëron nëntë ekspozita personale e të pafundme kolektive dhe ajo që vërehet më së shumti në veprat e tij janë mesazhet që përcjell për humanizmin.ërore, si dhe personazhe mitologjikë.

Tashmë, skulptori i njohur ka nevojë për gjak. Miqtë e tij, përmes statuseve në rrjetet sociale kërkojnë gjak të grupit (A-), nga një person që e ka kaluar COVID-19, në mënyrë që me gjakun e tij të kalojë edhe antikorpet në trupin e 53-vjeçarit.