Presidenti Meta ngushëllon kryeministrin Rama për humbjen e nënës

Presidenti Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit shqiptar, Aneta Rama.

Meta është politikani i parë i rëndësishëm që ngushëllon kreun e qeverisë për humbjen e madhe që pësoi këtë mëngjes.

‘Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta.

U prehtë në paqe!’, shkroi Meta.