Shpërthen infeksioni në Lezhë/ 12 raste të reja, mes tyre edhe një çift që punonin në dyqan ëmbëlsirash

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e rasteve të reja me koronavirus ditën e sotme. Mësohet se në qytetin e Lezhës janë konfirmuar 12 raste të reja.

Kanë rezultuar me koronavirus punonjës në sportelet e postës në Lezhë dhe një çift bashkëshortës, të cilët kanë një dyqan ëmbëlsirash

Prej javësh, vendi ynë po përballet me një shtim rastesh të reja, ku vetëm ditën e sotme janë konfirmuar 141 të infektuar dhe 3 persona humbën jetën.