Shteti grek vendosi orare në pikat kufitare, edhe sa kohë i mbetën shqiptarëve për të kaluar kufirin

Ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavisë, është krijuar një radhë e madhe automjetesh.

Bëhet me dije se radha ka shkuar në 3 deri në 4 kilometra.

Ky fluks i madh ka ardhur pasi qeveria greke ka vendosur që emigratët të lëvizin nga ora 06:00 deri më 22:00 dhe më pas dogana të mbyllet.

Kufizimi i orarit ka bërë që qytetarët të dynden për të kaluar kufirin, përpara se dogana greke të mbyllet në orarin 22:00.

Kujtojmë që në shtetin fqinj mund të kalojnë shtetasit grekë, shtetas shqiptar e të huaj, të cilët janë të pajisur me leje qëndrimi.