Shtohen rastet me virusin, qeveria merr vendimin e guximshëm

Në kuadër të përballimit të rasteve të shtuara me COVID-19, qeveria ka ndërmarrë nje vendim të fortë për të rritur me 300 punonjës numrin e personelit shëndetësor.

Vendimi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Me epidemiologët e Tiranës, që po përballojnë gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik në një prej vatrave më të nxehta në vend.

Përgatitemi për përballimin e vjeshtë-dimrit, me forcimin e kapaciteteve, duke nisur nga aseti ynë më i çmuar, burimet njerëzore Vendimi i fundit i qeverisë: 300 punonjës të dedikuar për spitalet që priten të hapen dhe për planin tonë afatmesëm në kuadër të përgjigjes të situatës të shkaktuar nga COVID19”, shkroi ministrja e Shëndetësisë.