Të bllokuar prej 3 ditësh/ Xhaçka dhe Çako nisen drejt pikës kufitare të Kakavijës me 10 mijë litra ujë

Situate e rënduar në Kakavijë , ku radhë të gjata makinash kërkojnë të hyjnë në shtetin Grek, ka bërë që të reagojë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako.

Ata janë nisur drejt Kakavijës për të t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

Xhaçka do të takojë drejtuesit e pushtetit vendor për gjetjen e një zgjidhjeje të menjëhershme sepse qytetarët janë të bllokuar prej 3 ditësh, pasi nuk munden të kalojnë në shtetin grek.

Gjendja është bërë gati e pamundur për shkak të temperaturave të larta pa ujë dhe kushteve higjenike.

Drejt Kakavijës është nisur edhe një automjet i posaçëm me 10 mije litra ujë si dhe ekipe mjekësore  për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar.