U dërgua me avion jashtë Shqipërisë, si është gjendja e deputetit që u prek nga virusi

Deputeti Enver Roshi nuk po kalon aspak një gjendje të mirë për shkak të virusit covid-19 që e ka prekur prej disa ditësh.

Mësohet se gjendja e tij është përkeqësuar dhe pas qëndrimit një ditë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet, ai është nisur mbrëmjen e së enjtes drejt Stambollit.

Rasti i deputetit është rasti i dytë që niset jashtë vendit për kurim më të mirë ndaj komplikacioneve të shkaktuar nga COVID-19.

Në Turqi ai pritet të marrë një trajtim më të specializuar që në Shqipëri është i pamundur të jepet.