Xhaçka mbërrin në Kakavijë, takon zyrtarët e lartë të Gjirokastrës

Ministrja Olta Xhaçka ka mbërritur në Kakavijë të Gjirokastrës, ku është takuar me kryebashkiakët e Gjirokastrës, të Dropullit, prefektit dhe drejtuesit e policisë së qarkut.

Në Kakavijë gjendja është shumë kaotike për shkak të radhëve të gjata të makinave dhe njerëzve që presin në të nxehtë për të kaluar në kofirin grek.

Autoritetet greke nuk po mbajnë hapur doganën për 24 orë, ndërsa  shqiptarët ankohen se janë duke pritur deri në 3 ditë e netë në radhë, duke e bërë situatën të padurueshme.

Shteti grek nuk pranon të kalojë asnjë qytetar pa bërë testin e koronavirusit, kjo është dhe arsyeja e situatës së rëndë që është krijuar.