Aksident fatal/ Makina del nga rruga, ndërron jetë shoferi 35-vjeç (EMRI)

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mirditë.

Mësohet se një makinë e tipit “Volksëagen” ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Ndërfushaz.

Për pasojë ka humbur jetën shoferi 35-vjeçar, Gersi Nikolli.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz,Mirditë, drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen” shtetasi G.N.,35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga ,ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.