‘Besa Shahini dha dorëheqjen apo u largua?’ Gazetarja kap ‘mat’ Ballën, ja si përgjigjet ai pas insistimit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është pyetur sot nga gazetarja në studio nëse ministrja e Arsimit Besa Shahini ka dhënë dorëheqjen nga posti apo është shkarkuar nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë Balla ka mbetur pa përgjigje dhe ka tentuar që ti shmanget përgjigjes direkte, madje duke mbledhur edhe super.

“Ajo që është e rëndësishmë për publikun, është se reformat në ministri do të vazhdojnë. Implementimi i një pjese të madhe të tyre do të vazhdojë me një hov më të madh me ministren e re, zonjën Kushi”, tha Balla.

Por gazetarja Senada Jaho duket se nuk e ka lënë me kaq, duke këmbëngulur dhe pyetur Ballën për  së dyti “Zonja Shahini dha dorëheqjen, apo u shkarkua. Sepse kryeministri Rama duhet të mbajë përgjegjësi për këto lëvizje.”

“Kryeministri Rama gjithmonë ka ditur të krijojë një shpirt ekipi brenda grupit të ministrave. Unë mendoj që kjo pak rëndësi ka. E rëndësishme është që Besa do vazhdojë të ruaj një komunikim të përditshëm me Evisin”, tha numri 2 i PS, duke mos dhënë sërish një përgjigje direkte.

I pyetur për ndryshime të tjera në qeveri, Balla shtoi “Duhet të marrim kohën e vyer të publikut për këtë çështje. Padyshim që herë pas here kur konsiderohet një ritm i ri, në krye të një ministrie, edhe pse unë vlerësoj që në të gjithë këto sektor ne kemi personat e duhur në momentin e duhur, nuk është larg momenti kur në do marrim besimin për mandatin e tretë tonin. Pastaj në formësimin e mandatin e ri mund të ketë ndonjë ndryshim tjetër.