Çfarë po ndodh në Elbasan? Gjendja paraqitet shumë kritike


Gjatë 48 orëve të fundit në Elbasan kanë rezultuar të prekur me virus dy mjekë familje, tre infermierë dhe një edukatore.

Direkt pasi është raportuar rasti në kopshtin nr.9 në Elbasan, administrata e pushtetit vendor ka informuar prindërit e fëmijëve, që të mos paraqiten përkohësisht në këtë kopsht, derisa të bëhet dezinfektimi i ambienteve të brendshme e të jashtme, si edhe hetimi epidemiologjik i kolegëve dhe kontakteve të edukatores, duke iu bërë tamponi.

Sakaq, një ditë më parë u raportua se tre infermierë dhe dy mjekë të qendrës shëndetësore të lagjes “Skendërbej”, në Elbasan, rezultuan të infektuar me virus dhe menjëherë ata janë vetëkarantinuar në shtëpi dhe janë zëvendësuar me personel tjetër dhe shërbimi vazhdon normalisht në qendrën shëndetësore. Rastet gjatë gjithë këtij muaji në Elbasan kanë qenë në shifra shqetësuese.