Çfarë po ndodh në Greqi? Bëhet kërdia 24 orët e fundit, vjen paralajmërimi i madh


Ministria e Shëndetësisë greke ka njoftuar se numri i rasteve të reja me virus është rritur ndjeshëm me rreth 416 të infektuar në 24 orët e fundit, ku 56 prej tyre janë zbuluar si raste të prekura në pikat kufitare.

Numri i përgjithshëm i rasteve të reja ka prekur shifrën në 18, 123, ku  nga këta 79 qytetarë po trajtohen në kujdes intensive.

Për fat të mirë, 207 pacientë kanë fituar betejën me COVID 24 orët e fundit, ndërsa 5 persona kanë ndërruar jetë, duke e ccuar numrin e viktimave në 388.

Greqia ka rritur masat, të cilat qytetarët duhet t’i zbatojnë dhe nëse numri nuk pëson rënie deri në 4 Tetor, autoritetet kanë paraljmëruar shtim të masave. Edhe karantinë nëse do të jetë e nevojshme.