Çfarë po ndodh në Rinas? Bie alarmi, evakuoohen të gjithë punonjësit dhe qytetarët


Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Ka rënë sistemi i alarmit dhe për pasojë janë evakuuar të gjithë punonjësit dhe qytetarët që ndodheshin aty.

Fillimisht është dyshuar si alarmë për bombë.

Ndërkohë policia dhe shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje me urgjencë.

Ende nuk dihen shkaqet se përse është krijuar kjo gjendje.

Pritet sqarimi zyrtar nga autoritetet përkatëse.