‘Çmendet’ moti/ Bëhuni gati, ja sa do të shkojnë sot temperaturat

Sot i gjithë territori i vendit do të karakterizohet nga një mot i kthjellët dhe me vranësira.

Sipas parashikimit të Meteoalb, temperaturat maksimale do të shkojnë në vendet e ulëta deri në 37 gradë.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Parashikimi:

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-herëshme do të dominojnë kushtet e motit në territorin shqiptar. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, ndërsa nata sjellë shtim të vranësirave në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.  Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë. Europa Lindore vijon në ndikimin e motit të vranët dhe shirave afatshkurtër. Po ashtu brigjet e Italisë do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do sjelli rrebeshe shiu dhe ministuhi ere në jug të saj. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë pjesën tjetër të kontinentit.