Detaje rrëqethëse/ Zbardhet e gjithë skema, ja ç’ndodhi mbrëmë në ngjarjen që terrorizoi Tiranën

Një ngjarje mbrëmë tronditi gjithë Kryeqytetin. Preng Gjinit iu bë atentat me tritol mbrëmjen e së martës me një shpërthim me tri.tol.

Tvklan zbulon se si ka ndodhur sh.përthimi referuar të dhënave nga policia Kr.im.inale.

Mësohet se ai ishte duke udhëtuar në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ dhe sapo ka kaluar semaforin, është kthyer majtas ku në urë ka patur trafik dhe semafori ishte i kuq, prandaj ka ndaluar.

Sapo ka ndaluar ka ndodhur edhe sh.përthimi.

Burime policore u shprehën se kanë dyshime që ka qenë një shp.ërthim i telekomanduar, por këtë herë jo nëpërmjet telefonit, por me pult, një metodë e re e përdorur në at.entate me t.ritol.

Kjo do të thotë se personi që ka shtypur pultin, ishte duke e parë vizualisht at.entatin, ose duke e ndjekur atë.

Ishin rreth 500 gr tritol në makinën ne të cilën ndodhej Preng Gjini. Lënda shpërthyese ishte vendosur te goma e pasagjerit.

Kjo për faktin se Preng Gjini udhëtonte me një kushëririn e tij kur dilte nga banesa ku jetonte në Tiranë dhe gjithmonë ai qëndronte në vendin e pasagjerit. Por për fatin e tij, pasditen e së martës ai e drejtonte vetë automjetin, duke i shpëtuar kështu pasojave fatale për jetën.