“Dhe lopa mbeti pa ngrënë”, plas keq debati në studio mes dy konkurenteve


Çdo ditë në ‘Përputhen’ ndizen debate nga më të ndryshmet, por mesa duket dy prej konkurenteve po kalojnë në një ngerç që nuk po i le të bëjnë paqe. Shqipja ka postuar një foto në rrejtin e saj social ku shfaqet me Tean dhe ka shkruar, “Dhe mullari i kashtës u dogj dhe lopa mbeti pa ngrënë”.

Këtë shprehje Tea e ka perceptuar si sulm nga ana e Shqipes, ndërkohë që Shqipja nuk mendon aspak ashtu.  Ajo u shpreh se thënia që kishte përdorur nuk ishte kurrsesi në kuptimin negative, por këto komente të Shqipes duket se nuk e kanë bindur aspak Tean.

Në mbrojtje Shqipes, iu vendos analisti Arjan Konomi, i cili tha se Shqipja sulmohet nga fansat dhe diçka e tillë vijon dhe në studio nga konkurrentët, e këtë ai e quajti të “turpshme”:

Javën e shkuar Tea pretendon se Shqipja e ka ofenduar në prapa skenë, bashkë me të në ato momente kanë qenë edhe vajzat e tjera të panelit, Fjorela dhe Ana, të cilat sipas Teas mund ta vërtetojnë atë që ajo po thotë.

Shqipja: Sapo i thashë, Tea më vjen keq nëse e ke marrë për keq, por nuk ishte e qëllimshme, absolutisht jo njëherë.

Tea: E kam ripostuar kam bërë gabim që kam komentuar diçka të tillë për Shqipen që është pozitive. Pse me mua në krye, sepse e kam quajtur Shqipen kombin e zjarrit.

Shqipja: Vetëm për atë se kam bërë, më vjen keq që je ofenduar, nuk kam se përse të kërkoj falje për diçka që e kam thënë pa të keq.

Tea: Unë nuk dua falje nga ty, ty të faltë zoti. Ata që ka folur Shqipja në prapaskenë për mua. Shqipja është tip negativ kundrejt meje, nuk e di çfarë ka, ndoshta është xheloze. Edhe unë kam thënë të premten që ato që ka thotë Shqipja për mua në prapaskenë s’ka rëndësi. Një person që është kontradiktore me veten e saj nuk bën sens, edhe mendimi i saj për mua nuk bën asgjë. Shqipja ka thënë diçka negative për mua, e nisi me pjesën negative nga publiku dhe nisi të thotë që edhe Tean e kanë sharë.

Shqipja: I thashë për Fjorelën ka edhe komente negative, tek tuk edhe për Tean. Më tha Tea t’i më urren Shqipja. I thashë nëse unë do të urreja t’i do ta merrje vesh? Ajo tha duke u tundur shaka. I thashë shakaja është gjysma e së vërtetës, më tha po.