Ditët e para të mësimit, bëhet kërdia me virus nëpër shkollat e Shqipërisë

Rikthimi i nxënësve në shkolla pritet të shtojë vatrat e reja dhe infektimet nga koronavirusi.

Që në ditët e para të procesit mësimor, 12 mësues dhe 3 nxënës në Tiranë kanë rezultuar pozitivë dhe po mbahen në izolim. Vatrat e krijuara në tre shkolla publike po ndiqen nga specialistët të cilët kanë kryer hetimin dhe gjurmimin e personave të kontaktit.

‘Në shkollën ‘Jeronim De Rada’ ka dalë një vatër me disa mësues pozitivë. Janë marrë masat dhe është bërë hetimi i thelluar. Janë në izolim personat pozitivë dhe rastet e kontaktit.

Në institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë, ka 2 mësues te prekur dhe 1 në shkollën ‘17 Shkurt’ . Po ashtu, kemi pasur 3 nxënës, por që janë izoluar para fillimit të mësimit’, shprehet Abikela Prejsi, shefe e epidemiologjisë, NJVKSH.

Me rifillimin e mësimit vëmendja është përqendruar në institucionet arsimore. Në çdo shkollë janë vendosur mjekë dhe epidemiologë për të monitoruar gjendjen shëndetësore të fëmijëve dhe mësuesve. Por, në këtë periudhë prag virozash prindërit dhe mjekët do ta kenë të vështirë për të ndarë gripin sezonal nga Covid-19. Çfarë shenjash duhet të ketë fëmija që mos dërgohet në shkollë?