‘Do sqarohemi jashtë studios’, vajza “kërcënon” konkurrenten live në emision (VIDEO)


Ka nisur sot në ekranin e Top Channel sezoni i ri i spektaklit “E diell”, me rubrika të reja, personazhe dhe surpriza. Edhe këtë sezon është rikthyer rubrika “Beauty”, ku pa filluar ende gara një nga konkurrentet ka bërë një kërcënim.

“Kam një koment, më saktë një kër cënim. Të lutem bëj provë dhe modelja ime del keq nga makeup-i i gabuar, do flasim jashtë skenës bashkë”, i tha Elona Alisës.

Alisa nga ana tjetër i kërkoi Elonës të ketë kujdes flokët, se mos look-u prishet prej tyre e jo prej makeupit.

“Të garantoj që për flokët jo sepse kam mbi 10 vite eksperiencë”, ia ktheu Elona.