“Dua të plakesh me mua zemër”, Rudina Dembacaj rrëfen detajet nga propozimi i saj


Pak ditë më parë, moderatorja e mirënjohur Rudina Dembacaj mori propozimin për martesë nga ish-deputeti Mark Frroku, një propozim i cili tërhoqi vëmendjen e mediave dhe kujtdo.

Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja ku ndau në rrjetet e saj sociale imazhet ku shfaqej me Markun në Kapadokia të Turqisë. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Rudina foli për ndjesitë që mori nga propozimi I bërë nga partneri i saj që i përshkruan si ‘magjike’.

“Nuk u mendova shumë për të thënë PO! Aq bukur sa e bëri, aq magjike sa ishte, megjithatë nuk e vinte unazën në gisht, edhe pse unë i thashë PO! Më tha dua të plakesh me mua zemër.” I thashë: “Po sigurisht”, tha Rudina.