“Duket si akt terrorist”, Artan Hoxha zbulon në cilin shtet u mor eksplozivi C4 që hodhi në erë automjetin në Tiranë

Shpërthimi me eksploziv mbrëmjen e sotme në një makinë tronditi Tiranën. Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e Abc News u shpreh se nga të dhënat e para dyshohet se shpërthimi ka qenë me minë të telekomanduar. Referuar vendit dhe orës kur ndodhi ngjarja, Artan Hoxha shprehet se shpërthimi duket si një akt terrorist.

“Këto eksplozivë janë me mina të komanduara që aktivizohen në distancë. Nëse është aktivizuar, ka qenë minë me celular, që rastet më të shumta vijnë nga Mali i Zi, ku minat e telekomanduara futen në Shqipëri, apo është bërë montimi në Shqipëri.

Dëmi është shumë i madh, eksploziv i përdorur është C4. Duket si akt terrorist se në atë zonë ka shumë lëvizje. Nga shpërthimi dhe dëmi duket se kemi të bëjmë me një minë të telekomanduar, fuqia është shumë e madhe” tha ai.