E FUNDIT/ Kërcet në mes të Durrësit, të shtëna me armë zjarri

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar nga qyteti i Durrësit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të plagosur.

Siç raporton gazetarja Bezat, të shtënat janë regjistruar në lagjen 16 të qytetit bregdetar mes disa të rinjve, por nuk ka të lënduar, pasi është qëlluar në ajër./balkanweb