E pazakontë/ Vihet b*mbë në gomar për të vrarë politikanin


Një ngjarje e pazakonte ndodhi dy ditë më parë në Nigeri. Ekstremistët e grupit ISIS përdorën një gomar sipër të cilit kishin lidhur eksploziv për të zënë në pritë guvernatorin e Bornos. Guvernatori Babagana Zulum po kthehej nga Baga për në Maiduguri kur u zu në pritë.

Sulmi i së dielës erdhi dy ditë pasi ai i kishte mbijetuar një sulmi tjetër ndërsa udhëtonte në një zonë afër liqenit Çad. Të paktën 18 njerëz u vranë në atë pritë, mes të cilëve ishin 14 oficerë policie dhe ushtarë dhe katër civilë.

Çfarë ndodhi në sulmin e së dielës?

Guvernatori Zulum po kthehej nga Baga ku kishte shoqëruar qindra banorë të cilët u kthyen në qytet pasi u larguan në vitin 2014 pas sulmeve vdekjeprurëse të xhihadistëve. Kur ushtarët panë gomarin në rrugë, e qëlluan atë. Eksplozivët pastaj shpërthyen dhe ekstremistët dolën menjëherë nga vendi i tyre i fshehtë për të qëlluar me armë.

Një numër kryengritësish u vranë, por askush nga ana e guvernatorit nuk u lëndua. Agjencitë e ndihmës kanë shprehur shqetësime për sigurinë e njerëzve. Përkundër përpjekjeve rajonale për t’i dhënë fund dhunës, grupi ka shtuar sulmet e saj në muajt e fundit.

Marrë nga FaxWeb