E rëndë/ Gjendet i pajetë në rrugë një burrë. Policia jep detajet e para


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Arapaj të Durrësit.

Mësohet se një 66-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë.

Policia bën me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, por dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

“Më datë 30.09.2020, rreth orës 08:15, në Arapaj, Durrës, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, shtetasi V. Dh., 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.