Gjendet i ngecur në shtyllën elektrike shqiptari, zbritet në tokë i vdekur

Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në fshatin Bërnicë të Prishtinës, ku është gjetur i vdekur në një shtyllë elektrike.

Lajmin e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Krasniqi është shprehur se Policia e Kosovës është njoftuar për rastin në orën 19:30, ku mënjëherë më pas janë njoftuar ekipet emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit.

Raporti paraprak i policisë: Sot, më 16.09.2020, në ora 19:30, policia është njoftuar se në fshatin Bërnicë -Prishtinë, një person ka mbetur në një shtyllë elektrike. Janë njoftuar edhe ekipet emergjente mjekësore, KEDS-i dhe zjarrfikësit. Policia së bashku me ekipet tjera ende janë në vend-ngjarje.

Më tej në raportin e policisë thuhet se “personi që kishte mbetur në shtyllë elektrike, në fshatin Bërnicë është zbritur në tokë. Sipas ekipit mjekësor, është pa shenja jete”