Ja çfarë do t’ju ndodhë kur të bëni vaksinën kundër virusit, OBSH trondit me deklaratën


Që prej fillimit të pandemisë kompanitë farmaceutike duket sikur janë në garë me njëra tjetrën se kush do të nxjerrë e para vaksinën anti-COVID.

Në një kohë kur të gjithë po presim me padurim për të pasur sa më parë në duart tona vaksinën që të ndalojmë koronavirusinm Dr,David Nabarro, autoritet i OBSH-së për pandeminë u shpreh se virusi nuk do të zhduket edhe kur vaksina të jetë në dispozicion.

“Ky virus nuk do të zhduket. Është këtu për të qëndruar, do të jetë një kërcënim i ri për njerëzimin. Edhe kur të ketë një vaksinë, kjo nuk do të thotë fundi i virusit. Do të thotë që ne do të kemi një mjet të ri, më të mirë për të luftuar virusin,” është shprehur Nabarro.