“Ja çfarë mungon në dosjen e hetimit për Azem Hajdarin” Gazetari bën deklaratën që askush nuk e priste


Edhe pse kanë kaluar 22 vite nga ngjarja, ende pikëpyetjet mbi vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari, janë shumë të mëdha.

Ndërkohë në lidhje me këtë temë ka folur së fundmi dhe gazetari Sokol Bregu.

Ai ka deklaruar se mungojnë dëshmitë shkencore për ti drejtuar dikujt gishtin.

Bregu shtoi se ka një mori dëshmish që mund të merren për të hedhur dritë mbi vrasjen e shekullit.

“Ne ende nuk dimë se çfarë ndodhi atë natë. Kemi disa skenare por nga të gjithë ata që ndodheshin është një ish-truprojë që është jashtë si dhe Jaho Salihi.

Nuk ka një provë shkencore. Ato dy ditë u vodhën 5 makina biznesmenësh. Po policia ku ishte atë ditë. Këta njerëz që shërbimi i kishte dërguar me emra, këta vazhdonin të ishin në polici. Në pikën që Berisha thotë se shteti e ka vrarë.

Disa prej tyre ishin me poste në polici. Kemi shumë dëshmi shkencore që kanë shumë pikëpyetje. Kjo nga ana ligjore. Ishin 256 dëshmitarë në proces. Gjatë gjithë kohës u sollën dëshmitarë pafund. Midis familjes Haklaj dhe Hajdari jo vetëm ishin bërë diskutime nga data 1 shtator deri në 12 shtator.

Kishim një mori dëshmish por ne nuk morëm. Ne mund të marrim dëshminë e truprojës që është gjallë. Kemi vetëm disa prova të gjetura në tokë” – tha Bregu ndër të tjera.