‘Kë takoi Rama në një vizitë të fshehtë?’ Mediat malazeze ngrenë dyshime: Ishte në një restorant në Tuz


“Kryeministri Edi Rama ka bërë një vizitë jozyrtare dhe të paparalajmëruar në Mal të Zi”.

Kjo është ajo që shkruajnë së fundmi mediat malazeze.

Kështu, sipas gazetës “Vijesti”, Rama u takua me Nik Gjeloshajn.

Ky i fundit është kryesuesi i koalicionit “Lista shqiptare” të partive që morën pjesë në zgjedhjet elektorale të 30 gushtit.

Takimi u konfirmua nga vetë Gjeloshaj, i cili theksoi për “Vijesti” se “Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq.”

Po sipas medias vendase, takimi zgjati më shumë se një orë dhe u diskutua për situatën pas zgjedhjeve dhe krijimin e mazhorancës së re në Mal të Zi.

Shkrimi i botuar në faqen online të gazetës mban datën 28 shtator, dhe sipas Gjeloshajt takimi ka ndodhur më 28 shtator.