Kërcet thika që në mëngjes/ Plas sherri në periferi të Tiranës, plagosen 3 adoleshentë


Mëngjesin e sotëm në periferi të Tiranës, konkretisht në zonën e Kamzës, ka ndodhur në ngjarje e rëndë.

Bëhet me dije se pas një sherri banal janë plagosur me thikë 3 adoleshentë.

Mësohet se ata janë përplasur për motive të dobëta, ndërsa policia ka shoqëruar për në komisariat dy persona.

Sipas informacioneve të plagosurit janë E.Daku, R.Bani dhe Sh.Duraku.

Ata po marrin mjekimin e nevojshëm në spital.