Kjo nuk pritej/ Mbyllet ambasada shqiptare në Athinë, punonjësi del pozitiv me COVID19

Mbyllet ambasada shqiptare në Athinë.

Shkak për këtë mësohet se është bërë infektimi i një punonjësi me COVID19.

Sipas TCH, ai punonte në sektorin e aplikimeve për pasaportë.

Burimet bëjnë me dije se punonjësi ka patur shenja të buta të infektimit për disa ditë dhe ka rezultuar pozitiv gjatë testit.

Menjëherë ai është izoluar në banesën e tij, ndërsa autoritetet do të gjurmojnë kontaktet e tij.

Ndërkohë për të mos përhapur panik në radhët e emigrantëve, ambasada ka njoftuar se pezulloi takimet e programuara për aplikime të emigrantëve në këtë institucion.

Mundësia që ai të ketë infektuar persona të tjerë është e vogël, pasi stafi i kësaj ambasade mban maska dhe doreza gjatë kontakteve me emigrantët të cilët aplikojnë për shërbime konsullore dhe pasaporta biometrike.

Drejtuesi e ambasadës kanë urdhëruar stafin të bëjë testin Covid-19, ndërsa sot ambasada do të dezinfektohet. Ende nuk dihet nëse shërbimet do të ofrohen nga nesër ose jo.