LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë, makina e OSHE-së bëhet ‘copë e çikë’

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore. Bëhet me dije se dy mjete janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin, duke u shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme, në fshatin Moravë.

Në aksident janë përfshirë mjeti tip “Benz 250” me mjetin e OSHEE-së. Sipas raportimeve të deri tanishme mësohet se 3 persona janë transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe reparti zjarrfikës.