Me të gjithë që del në takim ajo bën këtë veprim, konkurenti bëhet xheloz keq për brunen bukuroshe


Ana ka surprizuar në takimin e saj me Gracianon. Gjatë puntatave Graciano është përshkruar përgjithësisht si një njeri t heshtur, pasi nuk është përfshirë në debate dhe diskutime. Mirëpo në takimin me Anën ai ka zgjedhur të tregojë një pjesë të karakterit të tij.

Graciano tha se është tip i qetë, i ndrydhur dhe i pëlqen që të qëndrojë në shoqëri jo shumë të zgjeruar. Tha se nuk i pëlqen zhurma dhe parapëlqen vende të thjeshta. Ndërkaq, ky takim duket se “nxiti” xhelozinë e Fatjonit. Ai tha se nuk i duket normale që Ana të ledhatohet me të gjithë që del në takim.

Ai shtoi se nuk pëlqen që femra që ai të ketë në krahë të jetë kaq shumë e përkëdhelur, duke nënkuptuar se me Anën ndoshta nuk do të ketë ndonjë kimi. Ndërsa djemtë dhe opinionisti Arjan Konomi, i kujtuan Fatjonit se Ana ende nuk është e tija.