Në mes të Sllovenisë, kjo është mjekja shqiptare e cila u shpall më e mira


Falë suksesit të punës së saj si profesioniste në periudhën e pandemisë së COVID-19, mjekja gjinekologe Hatije Ismaili, u dekorua nga presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Slloveninë”.

Ajo u gjend pranë pacientëve dhe i bindi ata me sinqeritetin e pastër për ndihmë, jo vetëm si  profesioniste e fushës, por e dhe si një njeri i mirë.

Ismaili ka lindur në Gostivar ku edhe kreu shkollën fillore, në shkollën Ismail Qemali, ku bëri dhe 2 vitet e para të gjimnazit.

Më pas ajo u transferua në shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë ku kreu vitin e tretë, ndërsa të katërtin në Prishtinë.

Më tej vijoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë. Pas disa ekperiencave të ndryshme ajo aktualisht punon në Novo Mesto të Sllovenisë.