Nuk do ta bëj kurrë vaksinën e virusit! Kush po del kaq hapur kundër Bill Gates-it?


Themeluesi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk deklaroi të hënën në një intervistë se ai nuk do të bëjë kurrë një vaksinë për koronavirusin edhe kur ato të jenë në dispozicion, sepse sipas tij ai ‘nuk ndodhet në rrezik’.

Kur Musk e pyetën: ‘A do të bëni një vaksinë? Çfarë do të bësh me familjen tënde? ‘ Ai u përgjigj shkurt, “Jo, nuk jam në rrezik për COVID. As fëmijët e mi nuk janë.

Ai e përkufizoi karantinën si një gabim të madh në gjithë vendin.

Në maj Tesla paditi zyrtarët e Qarkut Alameda për përpjekjen për të mbyllur magazinën kryesore të kompanisë Fremont për shkak të virusit deri në qershor.