‘Nuk më vjen turp ta them’ Aktori Florian Binaj i habit të gjithë, tregon punën e parë që ka bërë


Florjan Binaj është një nga aktorët më të njohur të humorit në vend.

I ftuar në programin “Historia e Fundjavës” ka treguar faktin se si ka nisur të punojë që në moshë të vogël.

Gjatë intervistës me Mirela Milorin ai është shprehur gjithashtu se nuk i harron vështirësitë që ka kaluar dhe kjo e bën që të ndihmojë dhe të tjerët.

Mirela Milori: Në fakt the pak më parë the që ke punuar që herët. Ti nuk harron nga vjen kam idenë? Ti nuk harron vështirësitë e tua ndoshta, që të bën që të jesh kaq i mirë dhe ta japësh këtë mirësinë pa kursim tek të tjerët, me aq sa ke në dorë.

Florjan Binaj: Absolutisht jo. Unë kam punuar që 8 vjeç. Kam punuar lloj-lloj punësh, e kam thënë edhe herë të tjera. Kam punuar edhe fatorino nëpër furgonat e Unazës kur nuk kishte autobusë, nuk më vjen turp ta them, edhe sot e kësaj dite. Por këto punë më kanë bërë gjithmonë të mos e harroj fundin, edhe të mos e harroj gjithmonë sipërfaqen. Ta di gjithmonë ku jam dhe ku mund të jem për të ndihmuar njerëzit.