NUSRET, kuzhunierit më të famshëm në botë i ndodh gjëma, ja arsyeja pse


Dështoi në respektimin e rregullave të sigurisë për virusin, shefit të famshëm turk Nusret Gökçe i mbyllin restorantin në Boston, vetëm pak ditë pasi e kishte hapur.

Shkak është bërë një video që Nusret e ka publikur në rrjetet e tij sociale më 18 shtator, ku klientët shfaqeshin pa maska, po ashtu dhe punonjësit e tij.

Si pasojë e kësaj, në datën 26 Shtator, Bordi i Licencimit dhe Departamenti i Shërbimeve Inspektuese në Boston, urdhëruan mbylljen e restorantit. Ndërkohë, vetë shefi nuk ka reaguar pas këtij vendimi.

Rikutojmë “Nusr-Et Boston”, është pjesë e një zinxhiri restorantesh kryesuar nga shefi i famshëm turk Gökçe, I njohur ndryshe me nofkën “Salt Bae”, i cili u bë i famshëm në rrjetet sociale për aftësinë e veçantë të të prerit dhe kriposjes së mishit.