Pamje të rënda nga shpërthimi i frikshëm me tritol në Tiranë, publikohet foto e shoferit të bërë copash në timon

Shoferi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, po lufton me jetën në spital sipas News 24, për shkak të plagëve të shumta.

Ngjarja që tronditi kryeqytetin ndodhi në zonën e Vasil Shantos, një nga zonat me trafik të dendur në Tiranë.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë saqë është dëgjuar në një sërë lagjesh rreth e rrotull. Drejtuesi i mjetit siç shihet në foto është nxjerrë i gjallë.

Fatmirësisht, në automjet nuk ka pasur persona të tjera. Dyshohet se lënda plasëse mund të jetë vendosur poshtë mjetit.