Pas largimit nga Top Channel, zbulohet televizioni ku do ta shohim Xhemi Shehun në sezonin e ri (FOTO)


Një nga lajmet më të bujshme të kësaj vere ishte largimi i Xhemi Shehut si moderatore e programit “Portokalli”.

Por mesa duket bukuroshja e ekranit ka patur të tjera plane.

Duket se ajo ka vendosur të lëvizë në një tjetër televizion dhe në format krejtësisht të ri.

Lajmin e ka bërë  të ditur vetë Xhemi në një foto ku shihet në shoqërinë e vëllezërve binjakë, aktorëve Donald dhe Romeo Veshaj.

Kaq ka mjaftuar që të nisin aludimet se me largimin e Bora Zemanit, mesa duket do të jetë Xhemi që mund ta zëvendësojë në sezonin e ri në “Vizion Plus”, në programin “Treshat”.