PD bën lëvizjen e rradhës/ Padit drejtorin e institucionit të rëndësishëm (EMRI)

Partia Demokratike ka bërë lëvizjen e rradhës, duke paditur sot drejtorin e Ujësjellësit të Rrogozhinës Skënder Dedej.

Kjo forcë politike e ka akuzuar personin në fjalë se po përdor administratën për zgjedhje.

“Formulari i mbledhjes së votave për Partinë Socialiste prek edhe të gjitha institucionet në Rrogozhinë.
Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Rrogozhinë Skender Dedej, shkel hapur ligjin dhe shantazhon punonjësit për plotësimin e një Formulari partiak të paligjshëm. Ky është krim dhe abuzim i rëndë me detyrën.
Partia Demokratike Rrogozhinë dënon këtë akt kriminal të Skënder Dedej dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim.

Gjatë ditës së sotme kemi përcjell të dhënat e plota për kallëzimin e tij në prokurori për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të Kodit Penal.

Partia Demokratike Rrogozhinë garanton të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshem, se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Më poshtë denoncimi i punonjësit të UKRR, që ka përcjell provat mbi këtë rast të shkeljes hapur të ligjit:
“Pershendetje i nderuar si kalove, jam nje punonjes i Ujesjelles Kanalizime Rrogozhine dhe doja t’ju vija ne dijeni se drejtori jone Skender Dedej po na kerkon nga 10 deri 50 emra nga fisi jone per ti marre kartat e identitetit e numrat e telefonit per numer per zgjedhjet e prillit. Ne jemi punetore te thjeshte me rroge 220 mije leke me makinat tona e cdo te keqe”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.