Po kalonte pranë automjetit që shpërtheu nga tritoli, fëmijës i ndodh gjëma

Një fëmijë është dërguar me urgjencë tek Trauma për të marrë trajtim mjekësor pasi po kalonte pranë automjetit të Preng Gjinit kur shpërtheu në zonën e Vasil Shantos.

I mituri është kalimtari i dytë i lënduar nga ngjarja shpërthimi që tronditi kryeqytetin. Në spitalin e Traumës është dërguar dhe një shtetas italian, i cili po merr trajtim mjekësor, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që Preng Gjini ka marrë dëmtime të rënda në organe të brendshme, ndërsa mjekët po bëjnë maksimumin për ta shpëtuar.