Po kalonte pranë makinës kur shpërtheu gjatë atentatit të frikshëm, kush është personi i pafajshëm që u përfshi në ngjarje

Drejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi ka dhënë detaje për shpërthimin e dyshuar me lëndë plasëse në kryeqytet duke sqaruar se përveç Preng Gjinit, është lënduar edhe një shtetas italian që është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në orën 19:00 sapo mjeti është futur në urë me drejtues Prend Gjinin ka ndodhur një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse. Është ngritur një grup hetimi për të përcaktuar llojin e lëndëve shpërthyese. Po punojmë për pistat e hetimit në të cilat dyshojmë se ndodhi kjo ngjarje.

Ka pista për hakmarrje, po hetojmë jashtë Tiranës. Jemi në fazat e para të hetimit. I dëmtuari është futur në sallën e operimit, kemi shpresën që gjendja e tij të rikuperohet. Është lënduar dhe një shtetas italian që është jashtë rrezikut për jetën”, njofton Jaupi.