Reshat Arbana feston ditëlindjen/ Presidenti Meta emocionon me dedikimin që i bën

Përmes një shënimi në facebook, Kreu i Shtetit thotë se mjeshtri i papërsëritshëm i aktrimit e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.

Po ashtu Presidenti thotë se “për Reshat Arbanën do të ketë vetëm pranvera”, ndërsa thekson se “me padurim presim ta rishohim në role të reja”.

Urimi i plotë:

Shumë urime Nderit të Kombit dhe skenës shqiptare, mjeshtrit të papërsëritshëm të aktrimit, Reshat Arbana, në 80-vjetorin e Tij të lindjes!

Origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talent të jashtëzakonshëm artistik dhe falë një personaliteti të rrallë që rrezaton fisnikëri, Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.

Me padurim presim ta rishohim në role të reja!

Për Reshat Arbanën do të ketë vetëm pranvera!