Rrahin keq policin në mes të Tepelenës, dy djemve nga Lazarati i ndodh gjëma

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një efektivi policie. Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit të Tepelenës, ku 25-vjeçari Elion Qibini dhe Rediol Qibini, 21 vje 135 kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.

Njoftimi i policisë:

Goditën punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohen në flagrancë dy shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. Q., 25 vjeç dhe R. Q., 21 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, në pedonalen e qytetit të Tepelenës, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.