Shkon mbi 10 mijë numri i viktimave/ Ky është një ndër shtetet më të goditura në Europë nga COVID19


Për pak kohë mbushet një vit nga shpërthimi i pandemisë COVID19 që tashmë ka pushtuar botën.

Një nga shtetet më të goditura deri më tani në Europë është dhe Belgjika, ku deri më tani numri i viktimae ka shkuar në 10 mijë.

Në muajin prill kur ishte dhe kulmi i pandemisë, Belgjika regjistroi më shumë se 250 vdekje për rreth 10 ditë, bën me dije Instituti Sciensano.

Shteti që ka një popullsi prej 11.5 milionë banorë, ka raportuar deri më tani mbi 115.353 persona të infektuar.

Të moshuarit në rreth 1.500 shtëpi kujdesi janë më të prekurit.

Kapaciteti për testimet është rritur që nga vera, duke e rritur numrin e rasteve pozitive, sidoms në shtator kur njerëzit u kthyen në punë pas pushimeve.