Shpërthimi me tritol në Tiranë, zbulohet shënjestra dhe viktima e atentatit të frikshëm

Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht se shënjestra dhe personi që ka mbetur i vdekur në atentatin me tritol mbrëmjen e sotme në Tiranë, është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

Atentati është realizuar me telekomandë, ndërkohë që lënda plasëse, ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, pikëirsht në vendin ku ndodhej edhe vëllai i Gjinit, në automjetin e llojit “Golf”, ngjyrë gri.