Si është gjendja e shënjestrës së atentatit në mes të Tiranës, vjen deklarata nga mjeku

Drejtori i Spitalit të Traumës në Tiranë, Arben Zenelaj ka deklaruar se Preng Gjini është në sallën e operacionit dhe se është në gjendje të rëndë për jetën. Në një komunikim për News 24, Zenelaj tha se detajet janë të rezervuara, ndërkohë që mjekët janë të fokusuar tek shpëtimi i jetës së Gjinit, i cili pasditen e sotme ra pre e një atentati me tritol.

“Ka mbërritur në gjendje të vështirë për jetën, është në operacion dhe po operohet. Është diçka më ndryshe nga momentet e para. Situata mbetet në vështirësi. Dëmtimet janë të rënda. Mjekëtë janë fokusuar tek shpëtimi i jetës, është në ndërhyrje kirurgjikale. Detajet janë të rezervuara. Në orët në vijim do të ketë informacione dhe përditësim,”– tha Zenelaj.

Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme. Ai ra pre e një atentati me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja.