‘S’kemi kohë të humbasim për takimet e tua’, opinionisti kapet keq me konkurenten në mes të emisionit


Një debat tjetër është ndezur sot në studion e ‘Përputhen’ ku në një nga takimet e zhvilluara prej konkurentëve nuk ka shkuar si duhet.

Fjorela dhe Klejdi, dy prej konkurentëve nuk iu ka pëlqyer takimi që kanë bërë bashkë dhe për këtë, pjesë e këtij debati është bërë dhe opinionisti Arjan Konomi.

Fjorela u shpreh se nuk do të ketë më një takim të radhës me Klejdin, kjo gjë u konfirmua dhe prej tij ku tha se në atë takim u bllokua dhe nuk tregoi veten e tij.

Pas këtyre diskutimeve, opinionisti Arjan Konomi ka ndërhyre dhe tha Fjorelës se nëse nëse nuk ka një pëlqim për djemtë të mos i zgjedhë në takim, pasi ai dhe të tjerët nuk ka kohë tepër për t’u marrë me takimet e saj të dështuara

Fjorela: Pamja e parë fizike mua nuk më bën përshtypje. Në momentin që Klejdi më ka thënë për takim një anë pozitive e kisha, Klejdi është simpatik dhe dëshiroja të takoja më shumë. (A do të dilje më me Klejdin), jo.

Klejdi: Unë e thashë edhe më përpara, që nuk takohem më.

Arjan Konomi: Kur nuk të pëlqen atëherë mos prano takime, sepse nuk kemi kohë tjetër të humbasim kohë për takimet e tua.