Telefonoi familjen për herë të fundit, sa ra nata ndodhi tragjedia!


Një ngarje e rëndë ka ndodhur në Bolonja të Italisë, ku një 40-vjeçar nga qelia e paraburgimit i dha fund jetës duke u vetvarur. Ngjarja ndodhi në të gdhirë të së dielës.

Mediat italiane nuk japin informacione të mëtejshme në lidhje me identitetin e tij.

Sipas autoriteteve, 40-vjeçari ka kërkuar të flasë në telefon me familjarët e tij, para se të kryente aktin ekstrem. Shoku i tij i qelisë thotë që  nuk ka parë asgjë, pasi ishte në gjumë.

Mësohet se shqiptari kishte qenë në burg prej disa muajsh, ku ishte akuzuar për vjedhje dhe priste të dilte në gjyq.