‘Vitin tjetër marim mandatin e tretë” Spiropali më e bindur se kurrë: Ja ku ndryshojmë ne nga opozita

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ka deklaruar e bindur se Partia Socialiste do dalë fituese në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm.

Mesazhin ajo e ka dhënë në Asamblenë Socialiste në Vorë, ku mes të tjerash shpjegoi ndryshimin mes opozitës dhe qeverisë.

“Vorë – Me Asamblenë Socialiste për një bashkim të ri, për fitoren e forcës sonë, që nuk prish, por ndërton, nuk vret, por shëron plagët e një komuniteti të lënduar.

Ndryshimi mes nesh është rrënjësor: Ata janë kthyer në vendin e krimit për biznes në Gërdec. Ne jemi në Vorë për të ngritur nga themelet pallatet, shkollat, infrastrukturën e rrënuar nga tërmeti.

Me besim, me punë, me shpresë, do ia dalim në #25Prill për #mandatinetretë  me Kryeministër Edi Ramën”, shkruan Spiropali.