Vjen lajmi i keq për Shqipërinë nga Greqia

Një tjetër vendim i marrë nga ana e Greqisë në lidhje me kufirin me Shqipërinë. Mësohet se ky kufi deri më 30 shtator do të qëndrojë i mbyllur.

Ndërkohë rregullat vijojnë të jenë të njëjta, teksa nga pikat kufitare lejohet të hyjnë për në Greqi shtetasit grek, punëtorët sezonalë dhe shqiptarët me leje qëndrimi.

Atyre u duhet me vete test negativ për COVID-19 që është bërë jo më herët se 72 orë në një nga laboratorët e certifikuar në Shqipëri nga MSH si dhe autorizimi PFL nga pala greke.