Vrasja e vëllait ktheu Preng Gjinin në Shqipëri, ky ishte betimi që bëri mbi trupin e pajetë të Toninit

Preng Gjini, i plágosuri nga shpèrthimi i sotëm kishte disa vite që nuk kishte shkelur në Shqipëri për shkak të hásmërive. Ekzèkutimi i vëllait, Tonin alias Armando Gjini më 12 Gusht 2019 e riktheu në atdhe.

Burime për Fax News konfirmojnë se Prenga është betuar mbi trupin e pajetë të të vëllait se do të merrte hák, ndërsa pas vrásjes ai ka mbërritur me vonesë, duke lëvizur edhe orarin e várrimit. Vetëm 5 muaj më vonë ndodhi një nga vrásjet më místerioze në vend, ekzèkutimi i Kastriot Reçit, në Rrëshen, autori i të cilit nuk ende shëtit i lirë dhe ngjarja ka mbetur e pazbardhur.

Në qytetin e origjinës së tyre në Rrëshen, flitet nën zë me emra konkret se kush qèlloi mbi kë, por autoritet akoma nuk kanë prova për implikimin e tyre. Ashtu sikurse pohojnë burimet, pas ngjarjes së sotme, gjákrat vetëm sa janë nxèhur sërish dhe zinxhiri i ngjarjeve do të vijojë të jetë i hapur.

Familja e Tonin Gjinit, dy famijët e tij dhe bashkëshortja, pak ditë ekzèkutimit janë larguar nga vendi në drejtim të një shteti të Bashkimit Europian, për shkak të fríkës së hákmarrjes. Preng Gjini është ndaluar më herët në Itali për pròstítucion dhe aty ka nisur kònflikti mes Reçëve dhe Gjinëve, për lùftë territoresh.

Shënjestra e atentatit të sotëm Preng Gjini, aktualisht ndodhet në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.